Bamir Topi i përgjigjet ftesës së PD-së për koalicion

Feb 12, 2016 | 21:19
SHPËRNDAJE

Bamir Topi, kryetari i Frymës së Re Demokratike, i ka kthyer përgjigje ftesës së Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani. Deputeti i PD-së tha se, ata mbetën të hapur për koalicion me FRD-në dhe Aleancën Kuqezi.

Kryetari i FRD, Bamir Topi, duke folur gjate Asamblese se Frymes se Re Demokratike, ku eshte pranuar ftesa e kryeministrit Edi Rama per te hyre ne negociata me maxhorancen

Por, Topi e cilëson ftesën “jo serioze” dhe “deklaratë individuale”, duke theksuar se vetë kreu i PD-së nuk ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim PD-FRD.

“Sa herë është pyetur kryetari i partisë nga e cila vijnë këto deklarata, ai gjithmonë ka mbajtur një pozicion në heshtje. Kështu që, duke qenë të tilla, unë i marr si të tilla. Që do të thotë, janë deklarata të ditës dhe nuk i konsideroj deklarata serioze”, deklaroi Topi në një intervistë për “Top Channel”.

Ndërkohë, kreu i FRD është shprehur edhe për bashkëpunimin me Partinë Socialiste. “Unë e kam shprehur edhe herë të tjera, është një bashkëpunim në kuadrin e pushtetit vendor, ekskluzivisht në këtë linjë. Nuk besoj që ka shkuar aty ku ne kemi menduar, por gjithsesi funksionon në mënyrë të limituar”, tha ish-Presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura