Balotazh në krahun e majtë, ja si pritet të luajë Shqipëria ndaj Izraelit

Oct 13, 2018 | 18:57
SHPËRNDAJE

Shqipëria do të përballet nesër në mbrëmje me Izraelin, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Një fitore në Ber Sheva do t’i rriste ndjeshëm shanset e kuqezinjve për të dalë të parët në grup.

Shqiperia ss

4-5-1 është skema që tekniku Panuçi, pritet të përdorë në sfidën e nesërme, teksa ka dilema në krahun e majtë të mesfushës. Enis Gavazaj është në balotazh me Ermir Lenjanin, i cili së fundmi ka bërë paraqitje tepër të kënaqshme.

Në portë do të jetë Thomas Strakosha. Ndërsa mbrojtja pritet të rreshtohet me katër, ku Hysaj në të djathtë dhe Binaku në të majtë. Qendra do të formohet nga dyshja Mavraj-Gjimshiti.

shqiperi jordani

Për sa i përket mesfushës, Basha-Xhaka dhe Memushajn pritet të startojnë si titullar në qendër, teksa Eros Grezda do të pozicionohet në të majtë. Në majë të sulmit duket se do të jetë Bekim Balaj, i cili ka fituar duelin me Rei Manajn.

FSHF

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura