‘Ballkani i Hapur’/ Rama i drejtohet nga Shkupi Albin Kurtit: Çfarë të keqe do të kishte për Kosovën të bashkohej në këtë nismë? Shpirti i saj është…

Jul 29, 2021 | 13:27
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar liderëve të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjes nga Shkupi, ku u mbajt sot Forumi “Ballkani i Hapur”, në të cilin u firmosën një marrëveshje dhe dy memorandume bashkëpunimi mes Shqipërisë-Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai kërkoi të dinte se ku do të ishte e keqja për këto tre vende nëse i bashkoheshin kësaj nisme, teksa tregoi edhe thelbin, apo siç e quajti si vetë, “shpirtin” e kësaj nisme.

Edi Rama: Ne kemi firmosur një marrëveshje për të qenë bashkë kur largqoftë një nga vendet tona përballet me forcat e natyrës.

Tani të çohet nje nga ata qe eshte me i zgjuar se une e të më thotë cfarë të keqe do të kishte për Kosovën, për Malin e Zi, për Bosnjen, që të bashkoheshin në këtë nisëm e cila hap rrugën që forcat tona të emergjencave të ndërveprojnë së bashku, të stërviten së bashku hera-herës, të kenë një sistem të përbashkët alarmi e bashkë të gjenden aty ku duhet për të ndihmuar?

Apo në rastin kur për shkak të gjithë ndryshimeve klimatike apo për shkak të veprimeve kriminale sipërfaqe të tëra pyjesh digjen, ku është e keqja që helikopterët e vendeve tona të gjenden aty të gjithë bashkë?

Ky është shpirti i kësaj nisme dhe nuk dua të flas më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura