“Ballkani i Hapur”/ Nga importet te punësimi dhe lëvizja e lirë, Rama, Vuçiç e Zaev nënshkruajnë marrëveshjen trepalëshe

Jul 29, 2021 | 12:49
SHPËRNDAJE

Gjatë Forumit Rajonal Ekonomik, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, homologu i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç firmosën tre memorandume bashkëpunimi.

Bashkëpunimi i ri rajonal mes tre vendeve tanimë do të quhet “Open Ballkan” ose “Ballkani i hapur”.

Marrëveshja e parë e bashkëpunimit lidhet me mbrojtjet në rast katastrofash për tre vendet.

E dyta kishte të bënte me lehtësimin e import-eksporteve, për të eliminuar barrierat dhe kontribuar në ecurinë ekonomike të vendeve të përfshira.

Ndërsa memorandumi i tretë kishte të bënte me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe lejimin e punësimit të lirë në Rajon si dhe lehtësimin e procedurave të përkohshme të qëndrimit. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se nuk mund të mbetemi peng i së shkuarës.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk po bëjnë një karikaturë ballkanike të Bashkimit Evropian, ku ngre veto njëri se s’duhet takuar apo tjetri se s’duhet nënshkruar kjo marrëveshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura