‘Ballisti’ tek Jasharët në Prekaz, ‘Kurir’: Huligani para shtëpisë së terroristit Jashari

Dec 16, 2014 | 10:00
SHPËRNDAJE

Vizita e Morines ne Prekaz/ Foto publikuar ne ‘Kurir’

Gazeta serbe, “Kurir” i ka kushtuar vëmendje vizitës që i ka bërë Prekazit, Ismail Morina – Ballisti, i cili u bë i njohur më lëshimin e dronit në Beograd.

“Huligani shqiptar Ismail Morina, i cili lëshoi dronin gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëria, gjatë fundjavës ka vizituar Kosovën, ku është shoqëruar nga tifozët e Prishtinës dhe është fotografuar përpara shtëpisë së terroristit Adem Jashari dhe bustit të tij”, kështu raporton Kurir.

Sipas kësaj gazete, Morina e ka falendëruar popullin e Kosovës për përkrahjen që i ka dhënë gjatë kësaj kohe. Kurir shkruan se Morina është shoqëruar kryesisht me shefin e Plisave, Albert Kastratin. 

Për ketë të fundit, kjo gazetë, raporton se gjatë kohës së ndeshjes kishte thënë se ka qenë në Serbi, por sipas Kurir, kishte qenë qindra kilomtra larg Beogradit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura