Ballist Morina: Serbët kanë paguar për të djegur flamurin shqiptar në ndeshjen me Armeninë

Mar 25, 2015 | 11:12
SHPËRNDAJE

I riu që ngriti flamurin e Shqipërisë së Madhe në stadiumin e Beogradit, Ismail Morina i njohur si Ballist Morina, ka thënë se gjatë ndeshjes me Armeninë do të digjet flamuri kombëtar.

Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook shprehet se disa burime të pakonfirmuara thonë se flamuri do digjet për të krijuar destabilizim. Ballisti Morina shprehet se kjo ngjarje është financuar direkt nga serbët.

Statusi i Morinës në Facebook

Ja çfarë shkruan Morina në rrjetin social Facebook:

Pershendetje patriot,nga burime te pakonfirmuara perflitet per nji destabilizim te mundshem te ndeshjes(deri ne djegie te flamurit shqiptar ne sektorin armen)nga tifozet armen te financuar direkt nga qarqet serbe. Qellimi i eskalimit te situates nderlidhet kryekput me vendimin e arbritazhit me date 17 prill dhe ne paraqitjen e shqiptarve si komb problematik ne arenen nderkombetare, andaj u bej thirrje per VETEPERMBAJTJE deri ne fershkellimen e trefishte te gjyqtarit te ndeshjes.
Me respekt Ballisti!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura