Ballist Morina i kërkon Policisë TV në qeli për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Oct 8, 2015 | 8:22
SHPËRNDAJE

Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina, i cili u arrestua sot nga Policia në Tiranë për armëmbajtje pa leje, ka bërë një kërkesë në Policinë e Tiranës që të pajiset me një televizor.

Ballist MorinaMorina me shumë gjasa do të kalojë shumë ditë në qeli, para se të dalë në gjykatë dhe nuk do të ketë mundësi tjetër për të ndjekur ndeshjen e nesërme, ku Shqipëria pret Serbinë për kualifikueset e Europianit të Francës.

Në këtë mënyrë, Morina ka kërkuar që të pajiset me një televizor në qeli për të parë ndeshjen. Mirëpo, ka shumë pak gjasa që kërkesa e tij të merret në konsideratë nga ana e Policisë.

Ballist Morina u arrestua mëngjesin e sotëm nga Policia, pas një kontrolli në mjetin e tij, ku u gjetën dy armë zjarri dhe 37 bileta për ndeshjen e nesërme.

Arrestimi i tij ka ngjallur reagime të shumta në media dhe rrjetet sociale. Madje, një grup tifozësh u mblodhën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku kërkonin lirimin e tij dhe kthimin mbrapsht të biletave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura