Balla uron mësuesit për 7 Marsin: Mirënjohje për punën e palodhur dhe përçimin e dijes ndër breza

Mar 7, 2021 | 11:29
SHPËRNDAJE

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar mësuesit me rastin e 7 Marsit.

2e0f6ccc-f66f-4691-9689-bf7e4ef822e7

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e palodhur dhe përkushtimin e mësuesëve për përçimin e dijes ndër breza.

Gjithashtu Balla teksa ka publikuar edhe një foto të Shkollës Normale të Elbasanit, e cila u hap në vitin 1909, thekson se ajo ishte e para dhe i vetmi institucion që do të përgatiste mësues të cilët më pas do të përçonin Gjuhën Shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Gëzuar 7 Marsin mësues të dashur! ?

Mirënjohje për punën e palodhur dhe përkushtimin tuaj për përçimin e dijes ndër breza.

???

?1 Dhjetor të vitit 1909, me vendim të Kongresit të Elbasanit do të hapej shkolla Normale e Elbasanit, i pari dhe i vetmi institucion që do të përgatiste mësues të cilët më pas do të përçonin Gjuhën Shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura