Balla takime me banorët e zonës turistike të Steblevës: Brenda vitit 2020 nis puna për asfaltimin e rrugës

Feb 9, 2020 | 14:43
SHPËRNDAJE

Zona e Steblevës në Librazhd si pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë, është një nga zonat më të bukura të Shqipërisë dhe atraksion turistik në çdo stinë. Vitet e fundit është investuar për përmirësimin e shërbimeve publike në këtë zonë, si për sa i përket rrjetit të energjisë elektrike, qendra shëndetësore, shkolla etj.

bab49afd-ca32-4756-be69-e5fe01b30487

Por përfundimi i rrugës që e lidh me Librazhdin mbetet një problem ky për banorët, por edhe për turistët që nuk janë të paktë. Sipas planifikimit mes ARRSH dhe FSHZH pritet që aslfaltimi i rrugës të fillojë brenda këtij viti.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me drejtorin e ARRSH-së Ergys Verdho dhe Kryetarin e Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra zhvilloi një takim me banorë të kësaj zone.

“Projekti i Autoritetit Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit parashikon shtrimin e rrugës deri në Stëblevë, ndërsa falë këtij bashkëpunimi rruga do të shkojë drejt përfundimit si dhe ju kërkoj mirëkuptimin e banorëve duhet të kuptojmë që viti 2020 është një vit i vështirë përsa i përket financave sepse tërmeti i 26 Nëntorit ka kërkuar që vëmendja jonë shkojë për rindërtimin”, tha Balla.

Ndërsa drejtori i ARRSH-së, Verdho i ndodhur për herë të parë në këtë zonë nuk e fshehu kenaqësinë para bukurive natyrore, ndërsa u shpjegoi banorëve detajet teknike të bashkëpunimit me FZHR për investimin në këtë rrugë.

Nga ana e tij kryebashkiaku Gurra vuri në dukje edhe investime të tjera, sidomos atë të OSHEE për rrjetin e ri të shpërndarjes së energjisë elektrike i cili tani shtrihet deri në fshatin më të largët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura