Balla: Prokuroria të rinisë hetimin për Lulzim Bashën. PD: Zëdhënës i certifikuar si shpifës

Mar 30, 2015 | 16:00
SHPËRNDAJE

Deputeti Taulant Balla i ka bere thirrje Prokurorise se Pergjithshme te rifilloje hetimin per Lulzim Bashen, ne lidhje me akuzat e “shperdorimit te detyres” dhe te “shkeljes se barazise se pjesemarresve ne tendera apo ankande publike, te kryera ne bashkepunim”.

Postimi ne Facebook i Taulant Balles

Sipas Balles, Lulzim Basha nuk eshte gjykuar akoma “per krimet e shperdorimit te detyres dhe te shkeljes se barazise se pjesemarresve ne tendera apo ankande publike, te kryera ne bashkepunim, qe parashikohen, perkatesisht, ne nenet 248 dhe 258 te Kodit Penal, ne lidhje me nenin 25 te tij”.

Basha i ka shpetuar gjykimit me kete vendim qe po publikoj sot lidhur me Deklarimin e pavlefshem te akteve proceduriale: “Flete-Thirrje e dates 24.11.2008 me nr.1048/74 Prot.”, si dhe ” Akt-Njoftimin e Akuzes te dates 27.11.2008, me nr.1048 Prot.” Te Prokurorise se Pergjithshme Tirane me prokuror Arben Kraja.

Prokurori i Pergjithshem duhet, pa humbur kohe, te lexoje vendimin e Gjykates dhe te rifilloje hetimin”,- thekson Balla.

Reagon PD:

Por menjehere ka reaguar Partia Demokratike duke e quajtur shpifes Ballen. “Edi Rama u shfaq sërish sot kundër dekriminalizimit, me anë të zëdhënësit të certifikuar dhe të njohur ndërkombëtarisht si shpifës”.

“Reagime të tilla, janë në fakt përpëlitjet e krerëve të mazhorancës, që gjenden në ethet që u shkakton dekriminalizimi, sepse janë ata, Edi Rama dhe Ilir Meta, autorët, krijuesit e inkriminimit masiv të administratës, institucioneve dhe parlamentit.

Edi Rama mund të shprehet çdo ditë kundër, por ai nuk do ta ndalojë dot dekriminalizimin, një nevojë jetike e prioritet kombëtar tashmë, proces i mbështetur dhe i kërkuar nga mbarë qytetarët shqiptarë dhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Partia Demokratike do ta çojë deri në fund, me çdo çmim këtë betejë për interesin më të lartë të vendit”,- thuhet ne deklaraten e PD-se.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura