Balla prezanton në Kuvend amandamentin për rritjen e buxhetit të KPA-së: Ka ardhur si kërkesë nga ONM për shtimin e burimeve njerëzore, me qëllim…

Nov 25, 2021 | 11:25
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, gjatë diskutimeve në parlament për buxhetin e vitit të ardhshëm, prezantoi amandamentin e depozituar prej tij në Kuvend, në lidhje me shtimin e fondeve ndaj Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

balla

Balla u shpreh në fjalën e tij se ky amandament vjen si një kërkesë e adresuar nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, si dhe Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Ai theksoi se këto dy institucione të rëndësishme në sistemin e drejtësisë si KPA dhe ONM, kanë kërkuar shtimin e buxhetit me qëllim rritjen e kapaciteteve me burime njerëzore në mbështetje të përshpejtimit të punës që bën ky komision.

“Në fakt amandamenti që unë kam propozuar është një diskutim që është bërë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Ka të bëjë me një qasje të kahershme, që nga viti 2016 që mori udhë reforma në drejtësi, kuvendi ka mbështetur kërkesat që ka ardhur nga institucionet e reja të sistemit të drejtësisë për një buxhetin adekuat të aktivitetit të tyre.

Amandamenti që unë kam depozituar ka të bëjë me një kërkesë të ardhur nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit dhe për të qenë korrekt ka qenë një kërkesë e ardhur edhe Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, të dyja së bashku kanë kërkuar në funksionim të rritjes së kapaciteteve dhe të përshpejtimit të punës, kanë kërkuar një shtesë në buxhet për të rritur kapacitetet e tyre me burime njerëzore në mbështetje të vlerësimit që bënë ky komision”, tha Balla.

amandamenti taulant balla

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura