Balla: Lobimi i PD me rusët, rrezik për sigurinë kombëtare

Mar 10, 2018 | 15:13
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Asamblesë të kësaj force politike në qytetin e Elbasanit.

Nga Elbasani deputeti Balla iu përgjigj interesimit të mediave në lidhje me akuzat se Partia Demokratike është financuar nga rusë.

28959329_1657639784281616_1412555378616434688_n

Për ne është shumë e qartë që në zgjedhjet vendore të 2019, të vetmit aleatë që do kemi do të jenë njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi dhe prandaj për ne procesi i bashkëqeverisjes me njerëzit është shumë i rëndësishëm”, tha Balla.

 

Në përfundim të takimit, Taulant Balla iu përgjigj edhe interesimit të mediave në Elbasan, lidhur me pretendimet e publikuara nga një media amerikane për financimin rus të PD-së. Balla tha se kjo çështje është një shqetësim i drejtë dhe që cenon Sigurinë Kombëtare.

 

“Për ne, përbën një skandal të rëndë fakti që PD dhe kryetari i saj janë të përfshirë në një financim, jo vetëm të paligjshëm, por që dëmton rëndë sigurinë kombëtare, po të kemi parasysh dyshimet e thella dhe të rënda që kanë të bëjnë me një penetrim të financimeve ruse në mbështetje të një partie politike në Shqipëri.

 

Gjithmonë financimi i partive politike ka qenë një shqetësim i ngritur dhe nga BE dhe partnerët tanë, por fakti që partia më e rëndësishme në opozitë, Partia Demokratike, tashmë me fakte konkrete ka marrë financime ruse, ky është një akt tepër i rëndë. Sa më shpejt Lulzim Basha dhe PD duhet të japin shpjegime, jo vetëm për publikun, por edhe para drejtësisë, sepse siç e thashë, prekin Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë.

 

Përballë një opozite, të cilën e bashkon vetëm kundërvënia ndaj Reformës në Drejtësi, ne vazhdojnë punën duke qeverisur çdo ditë me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi”, deklaroi Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura