Balla: Kur partia fiton zgjedhjet, mandati i kryetarit i konfirmuar nga vota. Ndjekim modelin e partisë laburiste

Jul 18, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka deklaruar pas akuzave të Blushit dhe fill pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së, se është gënjeshtër të thuash sot se në PS është bllokuar procesi zgjedhor e se në të nuk ka zgjedhje.

Taulant Balla duke folur pas takimit me Ramen ne seline e PS-se

Sipas tij, kur partia fiton zgjedhjet, mandati i kryetarit është i konfirmuar për shkak të votës popullore.

“Asambleja e PS mori një sërë vendimesh, më i rëndësishme është fillimi i një procesi zgjedhor brenda PS në gjithë nivelet, zgjerimi i PS në 150 mijë anëtarë, nënkupton ristrukturim të plotë. Vendimi i fundit ishte për pyetjen e Kongresit Zgjedhor të PSm kongres që sipas mandatit nga statuti dhe procedua thirret nga asambleja, aty përfshihen të gjitha, vendimi ishte unanim për thirrjen e kongresit me një votë kundër”- tha Balla.

Ai theksoi se u ngritën tre grupe pune. “U ngrit edhe grupi i punës për ndryshimet në statut dhe këtu jap përgjigje për ata që e lidhin cështjen e zgjedhjes së kryetarit, e dini ne jemi anëtarë e PSE-së, jemi të detyruar të zbatojmë rregullat më të mira të familjes ku bëjmë pjesë, të gjithë e dinë që ka dallim mes modaliteteve të zgjedhjeve të kryetarit me një anëtar një votë dhe kur partia fiton zgjedhjet, modeli është partia laburiste, po ndjekim modelin e saj, ka edhe modalitetet të tjera kur rasti i kryetarit zgjidhet nga kongresi. Ne jemi rasti, një anëtar një votë dhe kur partia fiton zgjedhjet është mandat i konfirmuar për shkak të votës popullore”- tha Balla. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura