Balla: Kandidatët Bushi dhe Gjici padi për shpifje ndaj deputetëve të PD

Apr 14, 2015 | 14:13
SHPËRNDAJE

Kandidati i PS për Bashkinë Krujë Artur Bushi dhe ai për Bashkinë Kamzë Safet Gjici në zgjedhjet e 21 qershorit do të padisin ditën e nesërme për shpifje deputetët e Partisë Demokratike, që i akuzuan si persona me precedentë penalë dhe të shkuar kriminale.

Taulant Balla

“Qoftë stafi i Artur Bushit, kandidat i PS për Bashkinë Krujë dhe Safet Gjicit për Bashkinë Kamzë prej nesër do të depozitojnë padi në Gjykatën e Lartë përkundrejt deputetëve të PD që kanë shpifur në dëm të këtyre kandidaturave, e qytetarëve të lirë të këtij vendi…”, tha Taulant Balla në një deklaratë për mediat.

Balla tha se PD hedh baltë dhe akuzon me të padrejtë “një djalë të nderuar të zonës së Krujës”. 

Sipas Ballës ky ëshë një precedent shumë i rrezikshëm sepse akuzohen “njerëz kur për ta institucionet e drejtësisë kanë konfirmuar pastërtinë e figurës së tyre…”, tha Balla.

Deputeti socialist tha: “Mziu u dënua me vendim gjykate. Pse nuk sheh PD brenda oborrit të saj në rradhë të parë? Se ka një vendim gjykate dhe ky është adresimi më i mirë i personave me rekorde kriminale”.

Sakaq duke u ndalur në akuzat që bëri sot selia blu se dyshja Rama-Meta po bllokon procesin e dekriminalizimit përpara zgjedhjeve lokale e se i është drejtuar për ndihmë Komisioni të Venecias, Balla tha se opozita po bëhet qesharake.

Balla tha se mbeldhja e ditës së sotme mbi këtë çështje u shty me kërkesë të vetë zotit Bylykbashi.

“Pas këtij email për anulimin e mbledhjes del në konferencë për shtyp e sulmon Ramën e Metën se po shtyn mbledhjen…Vetë Bylykbashi kërkon shtyrjen e mbledhjes, vetëm ai dhe shefi i tij që s’është Luli por Saliu mund të bëjë lojëra të tilla…”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura