Balla inspekton punimet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Cërrik, përfitojnë 2300 abonentë

Jan 14, 2021 | 16:49
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Luan Duzha, pa nga afër punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Cërrik.

balla 1

Sipas Ballës, investimi që po kryhet për sistemimin e tensionit të ulët për zonën e Shtërmenit, Gostimës dhe Floqit, ndërsa përfitojnë 2300 abonentë.

“Ky është një investim shumë i rëndësishëm që banorët e këtyre zonave e kanë kërkuar prej shumë vitesh. Me investimin e 1.2 mln euro janë vendosur 23 kabina elektrike, 800 shtylla të reja si dhe është shtruar afro 60 km kabllo i ri. Në qarkun e Elbasnit gjatë këtij viti investohen rreth 5 mln euro në gjithë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike”, deklaroi Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura