“Balla i përfshirë në gjitha episodet kriminale”, Alibeaj përplaset me Ruçin, braktis mbledhjen  

Oct 12, 2018 | 11:53
SHPËRNDAJE

 

Alibeaj-Vetingu-politik-Keshilli-legjislacionit2Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është larguar sot nga mbledhja e Këshillit të Legjislacionti dhe Komisionit të Ligjeve, ku po zhvillohej seanca dëgjimore me shoqërinë civile për nismën e vetingut në politikë.

Shkak i largimi është bërë ndërprerja e fjalës, nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili nuk e ka lejuar të flasë për situatën aktuale politike.  Ruçi i ka kërkuar Alibeajt që të dëgjojë shoqërinë civile dhe i ka hequr mikrofonin.

Në fjalën e tij, Alibeaj tha se vetingu në politikë është domosdoshmëri, pasi vetëm kështu do të mundë të pastrohet llumi i politikës me pushtetin. Ai ka folur dhe për përfshirjen e Taulant Ballës në disa ngjarje të denoncuara nga PD.

“Ne besojmë dhe kemi prova se kjo ndodh vetëm për shkak të një motivi: Lidhjes së fortë të krimit të rrugës, të llumit, me politikën, me qeverinë, me kryeministrin. Dhe nuk është një sensibilitet yni i njëanshëm, partiak, por është publik.

Bazuar në prova. Bazuar në fakte. Po si shpjegohet që përfaqësues të lartë të kësaj maxhorance, kryetari i Grupit parlamentar të këtyre, Taulant Balla, del në të gjitha episodet kriminale të muajve të fundit?! 4 apo 5! Si shpjegohet që një deputet, kolegu i tyre, Çyrbja, flet pa teklif me bandën e Shullazit?

Si shpjegohet që i biri i një deputeti këtu, merr, dhunon, torturon, i mbrojtur nga i ati, një viktimë të pafajshme?! Janë të gjitha këto elementë që publikisht janë bërë ët ditura që unë besoj se çdo shqiptar e bëjnë të mendojë se kjo situatë do një zgjidhje, se ka sjellë dëm të madh”, ka thënë Alibeaj.

Alibeaj-Vetingu-politik-Keshilli-legjislacionit1

Debati Alibeaj-Ruçi

Alibeaj: Lidhja e fortë e politikës me krimin kjo është fenomenologjia që mbizotëron sot. Bandat kanë ngulur flamurin e zi te vdekjes ku shteti nuk ekziston. Vetëm 12 orët e fundit, këtij vendi i mungojnë 5 qytetarë shqiptare.

Ruci: Avash, avash

Alibeaj: Jo të mbaroj unë

Ruci: Do më dëgjosh mua se jam drejtues i mbledhjes. Është mbledhje enkas për të dëgjuar ju. Nëse keni pyetje pasi materiali iu është vënë në dispozicion, sot apo një ditë tjetër. Jemi të interesuar për mendimet dhe gjykimet tuaja.

Alibeaj: Kjo puna e kohës ju vazhdoni. Mos t’ju vijë keq nga e vërteta. Ajo që po them unë sot nuk është retorikë politike. Shoqëria civile pasqyron zërin e pastër të shoqërisë shqiptare. Përse ky fenomen që s’ka ndodhur ndonjëherë në 30 vite të lulëzojë sot. Ne besojmë dhe kemi prova se ndodh për shkak të një motivi të lidhjes së fortë të krimit me politikën, me qeverinë me kryeministrin. Po si shpjegohet që Cyrbja flet me bandën e Shullazit, djali i një deputeti dhunon i mbrojtur nga i ati, një të pafajshme. Unë besoj se çdo shqiptar mendon se kjo situatë e do një zgjidhje. Sot nuk ka më sistem politik, sot ka një dikaturë të pastër në mbrojtje të krimit. Ne besojmë se buron nga lidhja e krimit me politikën. Ka pasur edhe më parë fenomen kriminal, po fenomen që në mes të bllokut krimi të nxjerrë armën, këtu ka rënë shteti. Respekt për ata që nuk kanë ardhur se e kanë kuptuar hiprokizinë respekt edhe për ju që ju kanë vënë në një pozitë të vështirë.

Ruci: Të lutem se nuk kam ardhur të dëgjoj ty. Kemi ardhur të marrim mendimin e shoqërisë civile

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura