Balla hedh në gjyq Salianjin, reagon deputeti i PD: Unë që “i dhashë” 200 mijë euro Alizotit, për ty…

Oct 14, 2018 | 16:44
SHPËRNDAJE

Pas paralajmërimit që bëri një ditë më parë, pas deklaratës së demokratit Ervin Salianjin, sot kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, e ka pditur këtë të fundit për shpifje.

Po ashtu ai ka paralajmëruar se nesër do të padisë Luçiano Boçin, pas deklaratës së sotme të bërë nga deputeti i PD ku tha se “Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bego, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës me targa AA900IN”, duke u shprehur se këto shpifje që drejtohen në emër të tij, do të zgjidhen në gjyq.

salianji

Në një postim të bërë në Facebook, Balla shkruan:

“Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.

Balla-Malltezi

TË ARDHURAT NGA ÇDO SHPIFJE PËR FONDIN E EDUKIMIT??

Shenim: Sipas ligjit papagalli mban pergjegjesi per ate qe thote. Keshtu qe edhe papagalli Luciano do te paditet neser per shpifjen e sotme. Ndersa pyetja qe kam per ata qe e publikojne kete shpifje: Cfare ju kushton te vertetoni se numrat e fluturimeve te shpifjes ne fjale, jane avione linje, jane fluturime zyrtare? Apo ndonje ka merak se mos i bie audienca po nuk beri papagallin e papagajve, duke shperndare “fake-news”?”, ka shkruar Balla ne nje postim ne Facebook.

43879146_1926035604108698_3397521033253617664_n

Pas padisë, ka reaguar menjëherë Ervin Salianji, i cili ka zgjedhur t’i pergjigjet me nje status ironik.

“Unë që “ i dhashë” Alizotit 200.000 Euro ?, për Ballën 10 milion lek janë hiç. Tē gjtha paratë që kemi të shkojnë për fondet e riedukimit, të ndihmojmë PS nga shoket e krimit! Sapo ka filluar! Të fala departamentit të shpifesave!”, ka shkruar ai.

45454

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura