Balla: Elbasani duhet të drejtohet nga filozofia e zhvillimit të turizmit. Të shfrytëzojmë astet e rëndësishme

Sep 28, 2019 | 12:07
SHPËRNDAJE

Balla-Elbasan (3)Kryetari i Grupit Parlmanetar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht drejtues politik i Qarkut të Elbasanit mori pjesë në konferencën me temë: “Strategjia e Turizmit të Bashkisë së Elbasanit 2019-2023”.

Me një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por ende shumë larg asaj ku duhet të jemi në këtë drejtim, konferenca u cilësua me mjaft interes për të vënë piketat e duhura dhe për të nisur një punë konkrete në ditët, muaj dhe vitet në vijim.

Në fjalën e tij, Balla tha se pavarësisht aseteve të mëdha që ka Elbasani, ato ende nuk janë mundur të shfrytëzohen. Sipas tij, Bashkia e Elbasanit duhet të drejtohet nga filozofia e zhvillimit të turizmit.

“Tema e takimit të sotëm është një temë për të cilën duhet të bëjmë tërësisht një qasje tjetër në ditët në vijim. Edhe pse Elbasani ka një portofol shumë të rëndësishëm asetesh kulturore, arkeologjike, të mira të natyrës, ne ende nuk kemi arritur t’i shfrytëzojmë këto, për ta shndërruar Elbasanin në një destinacion të rëndësishëm të formave të ndryshme të turizmit.

Turizmi nuk është vetëm një vizitë në kala; turizmi në Elbasan nuk është as të mirat që burojnë nga ujërat termale; turizmi nuk është as të ngjitesh në Gjinar, apo në Zavalinë, apo në Funar, por turizmi duhet të jetë një politikë e cila duhet të drejtojë dhe të oriejtojë tërësisht të gjithë filozofinë e drejtimit të bashkisë nga ana e Gledit dhe e Këshillit Bashkiak, jo në 4 vitet e ardhshme, por në 10 vitet e ardhshme.

Ne kemi detyrën ta shndërrojmë Elbasanin në një destinacion të rëndësishëm. Nuk ka asgjëkundi kala fushore si e jona, në të cilën gjenden 4 objekte kulti, që është shprehja më kuptimplotë e bashkëjetesës ndërfetare në Elbasan, e skalitur fort ndër shekuj. E gjitha kjo ka kontribuar dhe kontribuon në përgatitjen e një portofoli të rëndësishëm turistik. Bashkia Elbasan duhet të përfshijë në portofolin e vet dhe bashki të tjera të qarkut. Pra, zhvillimi i agroturizmit në Belsh duhet të jetë pjesë e portofolit të turizmit të Elbasanit. Unë e gjej me mjaft rëndësi këtë iniciativë të ndërmarrë nga kryetari i ri i bashkisë Gledi, por edhe në drejtimin e kryetarit Sejdini është bërë një punë shumë e mirë për promovimin e aseteve tona turistike, por tani duhet ta përkthejmë në përfitim ekonomik për sipërmarrjen e Elbasanit, nëse përfiton sipërmarrja, përfiton populli i Elbasanit.”, deklaroi Balla.

Ndërsa kryetari i Bashkisë, Llatja në fjalën e tij e vuri theksin të strategjia që bashkia e Elbasanit do të ndjekë në vitet në vijim për t’i dhënë një hov turizmit. Në tryezë merrnin pjesë përfaqësues të operatorëve turistikë, përfaqësues të bisnesit, studiues, arkeologë etj. Ata dhanë mendimet e gjykimet e tyre mbi rëndësinë e zhvillimit të turizmit dhe pikat kyçe ku duhet të fokus.

Balla-Elbasan (2) Balla-Elbasan (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura