Balla e konfirmon: Do votojmë pro heqjes së imunitetit të Saimir Tahirit

Oct 19, 2017 | 19:28
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka konfirmuar per mediat se grupi parlamentar socialist do te votoje pro heqjes se imunitetit te Saimir Tahirit qe do i hape edhe rruge arrestimit te tij, pas kerkeses se mberritur ne Kuvend prej Prokurorise se Pergjithshme.

balla

“Edhe në mënyrën se si ne bëjmë rregulloren e Kuvendit, kam mbërritur këtu si kryetari i grupit parlamentar që në momentin që e keni raportuar ju si media, dhe kam qenë disa orë para që kur materiali i Prokurorisë të mbërrinte dhe në bindjen tonë të thellë që për këdo për këdo e për cdo rast ne do e bëjmë procedurën njëlloj, edhe në rastin në fjalë edhe në raste të tjera që do vijnë në Kuvend. Të jeni të sigurt që në këtë rast drejtësia është fjala jonë e vetme. Nuk ka për të patur në Kuvend një votë të PS kundër drejtësisë”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura