Balla dhe delegacioni i bundestagut Gjerman në Durrës. Hauptmann: BE duhet të japë asistencë në tejkalimin e kësaj drame sociale

Nov 30, 2019 | 18:59
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, së bashku me një delegacion të Bundestagut gjerman, të kryesuar nga deputeti Mark Hauptmann, ishin pasditen e sotme në qytetin e Durrësit për të parë nga afër dëmet e mëdha që la pas tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të 26 nëntorit që goditi vendin.  

Në fjalën e tij Balla tha se ka nisur procesi i vlerësimit të banesave dhe se puna po vijon në terren për inventarizimin e plotë të dëmeve.

balla

Numri dy i PS-së, Balla i kërkoi delegacionit gjerman një ndihmë të mundshme financiare në përballimin e situatës së rëndë të emergjencës që po kalon Shqipëria.

Kemi ardhur për të parë nga afër se cilat ndërtesa do të përdoren në vazhdimësi dhe cilat do të rindërtohen. Kemi nevojë për një ndihmë financiare nga BE, por edhe nga Gjetmania si edhe nga vendet e tjera. Akoma nuk kemi një vlerësim të saktë të dëmtimeve që kanë ndodhur. Kjo sigurisht mund të kërkojë ditë, javë për  të arritur një përfundim të saktë. Të luftojmë që kjo pjesë të jetë në dispozicion të banorëve, por edhe të turistëve. Do të ishte shumë e rëndësishme që ju në Bundestag apo pranë qeverisë gjermane, të kërkoni një mbështetje financiare nga vendi juj për dëmet e mëdha të shkaktuara nga tërmeti këtu në Shqipëri”, theksoi Balla.

Ndërsa deputeti gjerman Mark Hauptmann u shpreh se ndihmat nuk duhet të mungojnë për Shqipërinë dhe BE-ja duhet të japë asistencë në tejkalimin e kësaj drame sociale.

Ne duhet të qëndrojmë  pranë popullit shqiptar. Ne lutemi për viktimat dhe jemi pranë familjarëve që kanë humbur familjarët e tyre apo dhe ato që kanë humbur shtëpitë e tyre, apo edhe për ata qytetarët që nuk e dinë akoma nëse banesat e tyre  janë të banueshme për të jetuar apo jo.

Ka sigurisht një mosbesi ndaj strukturës së banesës ku ata jetojnë. Ishte mirë që kemi pasur një ndërhyrje nga vendet e ndryshme të BE.  Ka ndodhur një ndërhyrje e shpejtë. Dua të përgëzoj dhe falënderoj autoritetet shqiptare, sepse kanë bërë një punë të shkëlqyer për menaxhimin e krizës, e sigurisht  për të kërkur ndihmë që vende e huaja të vinin këtu për të menaxhuar situatën në të njëjtën kohë.

Ne duhet të kalojmë në fazën e dytë, Shqipëria nuk është vetëm në këtë situatë të rëndë, e cila nuk mund të mbahet vetëm nga Shqipëria. Ndihma dhe asistenca duhet të vijë nga BE, dhe unë sigurisht se do të marrë me vete në shtëpi këto impresione që kam përjetuar, për turizmin dhe për jetën e banorëve”, deklaroi Hauptmann.

bala 2 balla3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura