Balla: Blushi thotë dua Shqipërinë, në fakt më shumë do një karrige

Mar 9, 2016 | 21:33
SHPËRNDAJE

Sekretar i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sqaruar kundërvënien e tij mbi deklaratën e Ben Blushit në Asamblenë Kombëtare të PS-së se mes partisë dhe Shqipërisë zgjedh këtë të fundit.

Deputeti i PS, Taulant Balla dhe Mezan Malaj, duke hyre ne nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nLawmaker, Taulant Balla and Mezan Malaj, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Balla shprehet se, Asambleja konfirmoi se PS është e vetmja forcë udhëheqëse në Shqipëri dhe e vetmja parti ku demokracia e brendshme është forca e saj frymëzuese.

“Blushi thotë dua Shqipërinë sepse kujton që mund ta mbulojë me Shqipërinë faktin që tanimë e dine të gjithë: Qe ai në fakt më shumë se çdo gjë sot do një karrige! Mesa duket e ka kuptuar edhe ai vetë që loja e statutit nuk e mbulon dot më këtë fakt dhe tani thërret në lojën e tij Shqipërinë! Lojë e vjetër shumë dhe kjo historia e Blushit aspak e re. Ka të paktën 10 vjet që bën të njëjtën gjë”, shkruan Balla.

balla

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura