Balaj: Në Rusi kam luajtur 1 vit i dëmtuar, Grezda e ka të sigurt vendin e titullarit

Mar 24, 2018 | 13:48
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, ishte prezent sot në konferencën e shtypit, ku foli për rikthimin në Kombëtare pas dëmtimit dhe formën e tij. Balaj shprehu dëshirën që në sfidën ndaj Norvegjisë të ishte në formacionin titullar për të treguar më së miri vlerat.

Balaj

Të them të drejtën pjesë e Kombëtares kanë qenë shumë sulmuese të tjera. Konkurenca ka qenë gjithmonë. Nuk mund të zësh rehati. Sulmuesat gjithmonë ndërrohen. Gjithmonë kam dhënë maksimumin dhe e rëndësishme është që kam dhënë kontributin tim.

Është një mungesë e gjatë që i kaloi parashikimet. Është vlerësim maksimal kthimi në Kombëtare. Po ndihem mirë dhe po arrij formën time më të mirë. Shpresoj të jap më të mirën në këtë ndeshje.

Unë jam i gatshëm të jap më të mirën për aq sa të më jepet mundësia. Për ne sulmuesat është e rëndësishme që gjithsecili nga ne të jap më të mirën. Për mënyrën si do luajmë është profesori që vendos.

Unë kam kontratë në Rusi. Kam 1 vit që kam luajtur i dëmtuar. Shpresoj ta lë pas atë periudhë të vështirë. Në 2 ndeshjet e para të kampionatit kam qenë titullar. Prurjet e reja i bëjnë mirë ekipit Kombëtar. Ka vend për të gjithë dhe ritet konkurrenca. Rivaliteti ka qenë gjithmonë dhe mbetet.

Është maksimumi për çdo futbollist. Do kisha dashur të luaja unë titullar, por është trajneri që zgjedh dhe unë do bëj më të mirën. Në ekip Kombëtar asnjë nga ne nuk i konsideron miqësore, pasi nuk janë shumë të shpeshta. Ndoshta është një karikim më shumë për gjithsecilin nga ne që ti jepet mundësi dhe të japë maksimumin.

Grezda ka bërë mirë. E ka siguruar një vend për vete. Ai luan si sulmues krahu nuk hyn te pjesa e qendrës. Ai ka bërë mirë dhe i ka shtuar kualitet lojës tonë në sulm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura