Balaj dhe Gashi shënojnë 3 gola, paralajmërim për Danimarkën (Video)

Aug 30, 2015 | 22:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pak ditë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Danimarkës, Bekim Balaj shkëlqen me formën e tij në kampionatin kroat. Një dopietë e shënuar nga futbollisti i Kombëtares në kampionatin kroat ndaj Osijek, ka bërë që ekipi i tij të fitojë bindshëm me rezultatin 4-0.

Balaj dhe Gashi
Balaj dhe Gashi

Balaj ka shënuar golin e parë për Rijekën në minutën e ’16 të pjesës së parë, duke i dhënë mundësi skuadrës të kalonte në avantazh. Ndërsa goli i dytë i tij ka ardhur në minutën e ’49 të pjesës së dytë.

Por nuk ka mbetur pas as sulmuesi kuq e zi Shkëlzen Gashi, i cili ka shënuar edhe ai golin e dytë për Baselin, i cili fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Zyrihyt.

Forma e treguar prej lojtarëve të kombëtares në ndeshjet e kampionateve respektive duket se është një lajm i mirë edhe për trajnerin e Kombëtares shqiptare Xhani De Biazi, në prag të përballjes me njërën nga ndeshjet më të vështira në grup për eleminatoret e “Euro 2016” që do të zhvillohet në Francë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura