“Baladat e mia thonë atë që çdo burrë dëshiron të shprehë”/ Shuhet legjenda e muzikës pop

Mar 21, 2020 | 8:27
SHPËRNDAJE

_111379616_gettyimages-544028466

Legjenda e muzikës amerikane Kenny Rogers ka vdekur në moshën 81 vjeçare. BBC raporton se lajmi u bë i ditur nga një përfaqësues i familjes së tij. Këngëtari “humbi jetën në shtëpinë e tij për shkaqe natyrore”.

Rogers kryesoi rrymen e muzikës pop në vend gjatë viteve 1970 dhe 1980 dhe fitoi tre çmime Grammy.

I njohur për baladat përfshirë The Gambler, Lucille dhe Coward Of The County, karriera e tij zgjati më shumë se gjashtë dekada.

Kur foli për popullaritetin që kishte krijuar muzika e tij, ai e shpjegonte këtë me faktin se besonte që baladat e tij “thonë atë që çdo burrë dëshiron të thotë dhe se çdo grua dëshiron të dëgjojë”.

Në deklaratën e familjes thuhej se Rogers “la një shenjë të pashlyeshme në historinë e muzikës amerikane”.

Një biznesmen i prirur, Rogers gjithashtu drejtoi disa sipërmarrje ndër vite, kryesisht në sektorin e pronave dhe restoranteve.

Ai ishte martuar pesë herë dhe kishte pesë fëmijë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura