Baku 2015/ Pezullohet boksieri shqiptar Zeneli, rezulton pozitiv në testet e dopingut

Jun 17, 2015 | 20:01
SHPËRNDAJE

Sporti shqiptar goditet sërish nga një skandal dopingu. Boksieri shqiptar Rexhildo Zeneli është pezulluar nga lojërat olimpike europiane në Baku, pasi ka rezultuar pozitiv në testet antidoping.

Boksieri 19-vjeçar, Rexhildo Zeneli

Boksieri 19-vjeçar do të ndeshej të premten, më 19 qershor në kategorinë nën 60 kg, por është pezulluar nga garat, pasi në urinën e tij kishte përmbajtje të furosemidës, substancë kjo e ndaluar nga Agjencia Botërore e Antidopingut.

“Z. Zeneli, boksier nga Shqipëria, dorëzoi një mostër të urinës më 13 qershor e cila u çua në laboratorin e certifikuar në Austri për analiza. Në të u gjet furosemidë, e cila është substancë e ndaluar”, shkruan një deklaratë e Komitetit Olimpik Europian.

Njoftimi i Komitetit Olimpik Europian

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura