Bakshishet e dasmës, ja sa para i la në zarf Sinani Bleros

Oct 14, 2019 | 16:25
SHPËRNDAJE

Një shaka që duket të ketë filluar mes dyshes, vazhdoi prapë në dasmën e Bleros me Afronën. Kur Blero ishte martuar për herë të parë, Sinan Hoxha, miku i tij, i kishte lënë peshqesh 1,000 euro në zarf.

Kur ky i fundit ishte martuar me Andrra Destanin, natyrisht edhe Blero i ftuar në dasmë – i kishte lënë 1,001 euro në zarf. Mirëpo një dasmë e re, nënkuptoi që shakaja do vazhdonte.blero-1

Muajin e kaluar, Blero kurorëzoi me martesë dashurinë me Afronën. Në dasmë nuk munguan të ftuarit VIP. Mes tyre ishte edhe miku i Bleros, Sinan Hoxha me bashkëshorten, Andrra Destani – ku këta të fundit i lanë peshqesh 1,005 euro, kësaj radhe Sinani duke rritur numrin pak më shumë.blero-sinani

Në intervistën e tij të parë pas dasmës në Prive, Blero flet për shumë gjëra për martesën dhe jetën pas dasmës që u zhvillua. Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni më poshtë. /Prive.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura