Bajerni shpallet kampion i Gjemanisë, 4 javë para mbylljes së sezonit

Apr 26, 2015 | 22:18
SHPËRNDAJE

Bajerni i Mynihut shpallet matematikisht kampin i Gjermanisë. Fitorja 1-0 ndaj Hertës falë golit të Bastian Shvajnshtaigerit, bëri që bavarezët të shpallen kampionë përpara se të përfundojë kompeticioni, duke u shkëputur me 15 pikë nga Volfsburgu, 4 javë para fundit të sezonit.

Lojtaret e ekipit te Bajernit

Në ndeshjen me Hertën, bavarezët dominuan komplet pjesën e parë duke zotëruar topin 80%. Miqtë nga Berlini organizohen shumë mirë duke u bërë “mur”. Herta zgjodhi kundërsulmin për të vënë në vështirësi vendësit. Rreziku i parë i miqve erdhi në minutën e 9-të me Shtoker. Ndërsa bavarezët dukeshin sikur luanin vetëm me pasime dhe e kishin humbur orbitën e portës. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Vajzer gjeni, Shvajni hap shampanjën Në pjesën e dytë, Guardiola bën të tria zëvendësimet duke aktivizuar Tiagon, Pizarron dhe Kurt. Pas futjes së Kurt, Vajzer bën rokadë me Roden duke u spostuar në krahun e djathtë. Në minutën e 54-t, Nojer bën mrekullinë duke pritur gjuajtjen e Shulc. Në minutën e 80-të, Vajzer shkëputet nga e djathta duke dribluar 4 lojtarë. Më pas pason te Shvajni dhe zv.kapiteni shënon golin e fitores, duke shpallur Bajernin kampion të Gjermnisë katër javë para përfundimit të kampionatit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura