Bajamja nga Fieri shkon për herë të parë në palestër, 87-vjeçare sfidon vajzat e reja (video)

Jan 27, 2017 | 19:43
SHPËRNDAJE

Kjo është një gjyshe në moshën 87-vjeçare, e cila duket se i marr gjërat me shumë pozitivistet në jetë dhe nuk lodhet asnjëherë. Edhe pse e munduar nga hallet e shumta të jetës, të cilat e kanë veshur kokë e këmbë me të zeza, gjyshje Bajamja vijon të eksperimentojë.

Me një palë shapka shtëpie në këmbë, me fustan e shami në kokë, ajo ka shkuar në palestër, ku edhe ka nisur “fiskulturën”.

Në fakt janë nipërit ata që e kanë çuar gjyshen në këtë vend në qytetin e Fierit, në mënyrë që të bëjnë humor me të e pse jo, edhe t’i tregojnë një vend ndryshe nga ata që gjyshja ka parë deri më tani.

Ajo është ngjitur në pistën e vrapit dhe bën ecje të ngadaltë. “Se mos mbaron kjo”, thotë gjyshja ndërsa djali që po bën videon ia kthen me të qeshur. Bravo nëna!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura