Badigardi i tij del pozitiv me Covid-19, karantinohet ministri i Jashtëm

Sep 23, 2020 | 19:36
SHPËRNDAJE

mass gjerman minister

Ministria e Jashtme e Gjermanisë në Berlin tha të Mërkurën se Heiko Maas ishte vetë-izoluar pasi një anëtar i stafit të tij të sigurisë rezultoi pozitiv me koronavirus.

“Ministri i Jashtëm Maas u vetëkarantinua pasi një anëtar i ekipit të tij të mbrojtjes personale ishte infektuar me COVID-19,” tha ministria në një deklaratë, shkruan DW.

Maas ka kryer nje test për COVID-19, që kur mësoi lajmin per badigardin e tij, e pergjigja e tij ishte negative, tha ministria.

Politikani 54-vjeçar u detyrua të ndërpresë udhëtimin e tij të planifikuar. Maas kishte qenë në Bruksel të hënën për bisedime me homologët e tij të BE, si dhe një takim me udhëheqësin e opozitës ne Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura