“Babi thoshte ‘ka korrente gjithandej”, vajza e Roland Trebickës: Duhet Teatër i ri

Aug 1, 2018 | 16:15
SHPËRNDAJE

Artistja Manjola Kamyze Trebicka, e bija e aktorit Roland Trebicka pranon se duhet te ndertohet nje teater i ri, duke kujtuar ate qe i thoshte shpesh i ati, “se atje ka korrente gjithandej”. Por sa per vendin, shprehet se kjo eshte nje ceshtje e politikes.

manjola

“Kur kam ardhur para dy vitesh për të luajtur një recital në opera, një ditë para koncertit tim ishte premiera e “Rigoletto-s”. Shkova në skenë për të takuar artistët. Midis të tjerëve ishte edhe një person me emër edhe mbiemër, që i thashë: “Gëzohem, nuk ju njoh”. Më vonë më thanë, që është kryetari i bashkisë së Tiranës. I thashë: “Më vjen keq zotëri, por unë jam artiste edhe nuk merrem me politikën”. Edhe sikur të mos ishte fare çështje e Teatrit Kombëtar, a duhet që të ndërtohet një teatër i ri? Duhet patjetër, duhet të ndërtohet një teatër i ri, sepse kushtet në atë teatër nuk janë më. Unë e kujtoj që babi thoshte, se ka korrente gjithandej. Por, a duhet që të ndërtohet aty ku është, të mbahet ajo ndërtesë tjetër, apo të bëhet një ndërtesë tjetër, kjo pastaj është çështje e politikës edhe e medies. Nuk është më puna ime, por për ata që kanë mbetur edhe për brezat e rinj, pyetjes: A duhet një teatër i ri? Po, duhet një teatër i ri. Si, ku dhe në ç’mënyrë, nuk më takon mua?”- thote ajo ne nje interviste per Report TV.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura