Babi i mbante të izoluar prej vitesh duke pritur “fundin e botës”, policia shpëton 6 fëmijët: Disa prej tyre s’e kishin idenë se njerëzit e tjerë ekzistonin

Oct 15, 2019 | 19:13
SHPËRNDAJE

Një burrë, së bashku me gjashtë fëmijët e tij të rritur, janë gjetur ndërsa jetonin  në bodrumin e një shtëpie të izoluar në fermë, duke pritur ‘fundin e botës.

Sipas “daily mail”, familja u gjet pasi njëri prej djemve, një 25-vjeçar, shkoi në një pijetore aty pranë, në një gjendje të hutuar dhe kishte kërkuar ndihmë, duke thënë se ai nuk kishte qenë jashtë për nëntë vjet.

19741632-0-image-a-75_1571147352930

Kur policia shkoi në shtëpinë e izoluar, ata gjetën një burrë 58-vjeçar të shtrirë në një shtrat dhe gjashtë të rritur të moshës 16-25 vjeç. Disa nga fëmijët nuk e kishin idenë se njerëzit e tjerë ekzistonin.

Pronari i lokalit tha: ‘Unë bëra një bisedë me të dhe ai më tha që ai kishte ikur dhe kishte nevojë për ndihmë. Pastaj kemi thirrur policinë. Ai kishte një mjekër shumë të pisët dhe flokët po ashtu. Më tha se kishte 9 vite që nuk dilte jashtë dhe se donte t’i jepte fund mënyrës se si po jetonte familja e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura