Babë e bir vdiqën nga ujërat e “tërbuar” në Malësi të Madhe, Kuvendi mban një minutë heshtje për viktimat në familjen Rushaj

Nov 24, 2022 | 11:11
SHPËRNDAJE

Kuvendi ka mbajtur këtë të enjte një minutë heshtje në nder të familjes Rushaj nga Malësia e Madhe, ku babë e bir humbën jetën të dielën nga reshjet e dendura të shiut, pasi rrjedha e përroit mori me vete makinën ku ata udhëtonin.

Pjetër e Jason Rushaj ndërruan jetë pasi u morën nga rrjedha e fortë e “Përroit të Thatë” në Bogë.

Përroi në fjalë për shkak të përmbytjeve dhe shirave të dendur ka shtuar rrjedhën e për pasojë ka marrë para makinën me të cilën udhëtonte familja Rushaj.

Në këtë makinë ndodheshin Pjetër Rushaj, Jason Rushaj dhe vajza e familjes. Makina është marrë nga uji ndërsa e vetmja që mundi të shpëtonte ishte vajza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura