Babë e bir vdiqën në aksident, si po e ndihmojnë familjen shqiptare në Kanada. Nëna ende në koma

Aug 25, 2018 | 8:49
SHPËRNDAJE

Solidaritet nga gjithe bashkeatdhetaret per te ndihmuar ate qe mbeti nga familja shqiptare, e perfshire ne aksidentin tragjik të dielën e 19 gushtit në Ontario të Kanadasë. Aksident ne te cilen humben jeten ne vend babai shqiptar, djali i tij 14 vjeç dhe mbeti ne koma gruaja e familjes dhe ne spital e plagosur vajza 10 vjeçe.

Fondet

Sipas presidentit te Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Calgaryt, Ilir Kuqi, me familjen Metko jane solidarizuar gjithe shqiptarët ne Kanada, duke shtuar se donacionet ne faqet GoFundMe janë më së paku që komuniteti mund të bëjë për të ndihmuar nenen dhe vajzen. “Këto incidente tragjike janë kaq te veshtira per t;u perballuar” tha ai.

Nisma per fondet eshte marre nga miqtë e Metkos në Ontario për të ndihmuar me sa te mundin.

“Është me të vërtetë, me të vërtetë për të ardhur keq sepse ne jemi duke u përpjekur të kuptojmë se çfarë do të bëjnë ato me pas”, tha Kuqi. “Bashkësia shqiptare mund të gjendet në çdo mënyrë, formë ose formë”.

Faqja e mbledhjes së fondeve u krijua të martën dhe prej atëherë ka mbledhur më shumë se 13,000 dollarë.

Familja Metko - Kanada

Aksidenti

Sipas mediave kanadeze: Familja shqiptare Metko, ka qenë duke bërë udhëtimin e fundjavës i cili ka rezultuar fatal për ta. Nga një përplasje me një dre, makina ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër automjet. Ndërkohë që kryefamiljari dhe djali i tij 14 vjeçar humbën jetën, gruaja dhe vajza e tij mbeten në gjendje kritike.

Policia konfirmoi se të dielën në ora 10:19, ajo iu përgjigj një telefonate qe lajmeronte per nje përplasje në autostradën 17, rreth 15 kilometra në jug të Wawa në Lendrum Township.

Një automjet i drejtuar kah jugu kishte goditur një dre, pastaj kaloi në korsinë veriore, duke u përplasur me një makinë tjetër.

Policia Provinciale e Ontarios, i shpalli të vdekur Fatos Metko, 45 vjec dhe djalin e tij 14-vjecar (F. Metko) ndërkohë që dy anëtarët e tjerë të familjes u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Bilanci i aksidentit është rritur duke patur viktima edhe nga automjeti tjetër i përplasur. Nënë e bijë, 51-vjeçarja C. Caraoa dhe nëntëvjeçarja A. Karaoja kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe tre të tjerë janë në spital me lëndime të rënda.

Ndërkohë, që i gjithë aksidenti mbetet nën hetim. Shqiptari Fatos Metko ishte shef kuzhine në Broken Plate. Ai kishte punuar në Broken Plate në Willow Park në Calgary që nga viti 2009.

 Fatos Metko
Fatos Metko

Ervin Bushi, punëdhënësi i tij e përshkroi atë si “njeriun e tij të djathtë”, punëtor, të qetë dhe të sjellshëm. Sipas tij, familja shqiptare po udhëtonte drejt Ontarios për një vizitë familjare por, që përfundoi në tragjedi.

Ne nje rrefim pas ngjarjes se rende, president i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Calgaryt, Ilir Kuqi jep detaje pas vizites ne spital, ku luftojne per jeten nena me vajzen e vogel.

“Maralba Metko, e cila humbi në aksident bashkëshortin Fatosin dhe djalin Fioralbin, është në gjendje kritike për jetën dhe mbetet në koma, ndërsa vajza e saj 9 vjeçare Brianna ka një përmirësim, të paktën fizikisht”- ka thene ai per mediat vendase.

/PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura