“Babastars” në krizë? Menaxheri i grupit flet për herë të parë për përçarjen

Nov 20, 2018 | 11:39
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme po qarkullon lajmi se reperi Agon Amiga shumë shpejt do të largohet nga “Babastars”. Gjithashtu u tha se ai i kishte bërë diss shokut të tij të grupit, Getoarit me këngë e re “Oh bir”.

babastars

“T’kom msu qa me vesh, t’kom msu qa me ble, sot mas 15-vjetve jeni tu ma tesh”, ishin fjalët të cilat mendohej se i drejtoheshin Getoarit.

Por këto lajme i ka mohuar menazheri i grupit, Dekor Sahiti. Ky i fundit ka folur për “Blitz”, ku është shprehur se jo vetëm djemtë janë bashkë, por shumë shpejt do të sjellin edhe surpriza.

“Është një lajm kot. Kënga e Agonit nuk ka të bëjë me Getoarin, ndryshe nuk kishte logjikë që Dj i Getit, Marshall Jungle të shkruante tekstin e kësaj kënge. Përveç kësaj,unë si menaxher i Getoarit kam postuar këngën e Agonit, që do të thotë s’ka të bëjë me të”, shprehet Sahiti.

babastars1

“Pra, të gjitha lajmet që kanë qarkulluar ditën e djeshme, nuk kanë brenda asnjë të vërtetë. Djemtë e Babastars jo vetëm që janë bashkë por presim edhe shumë surpriza prej tyre.”- ka thënë ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura