‘Babalja’/ Për Salianjin kërkohen 1.6 vite burg pse u ndanë dy prokurorët për dënimin

Dec 11, 2019 | 8:36
SHPËRNDAJE

BLEONA METUSHI/ Në një sallë të tejmbushur me ish-deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, Prokuroria e Tiranës kërkoi shpalljen e fajshëm të Ervin Salianjit dhe dënimin e tij me 1 vit e 6 muaj burg për kallëzim të rremë për dosjen e njohur si “Babalja”.Kol-Hysenaj

Dënimi për ish-deputetin, tha prokurori Genc Qana, të pezullohet dhe shlyerja e tij të bëhet në shërbim prove për 3 vite. Ndërkohë, prokurori tjetër i çështjes, Kolë Hysenaj, nuk ishte dakord me pezullimin e dënimit me burg. Duke bërë kërkesa të ndryshme para Gjykatës, fajësi u kërkua edhe për gazetarin Jetmir Olldashi dhe dënimin e tij me 1 vit burg. “Vlen të theksohet se i pandehuri Jetmir Olldashi fillimisht ka vepruar në funksion të punës së tij, më pas është përfshirë në fabrikimin e fakteve të rreme”, tha Prokuroria në seancën e djeshme.salianji

Për dy të pandehurit e tjerë të këtij gjykimi, Prokuroria ishte më e ashpër, teksa kërkoi për Albert Veliun 3 vite e 6 muaj burg dhe për Fredi Alizotin 3 vite burg. Vendimi për 4 të pandehurit do të shpallet në një seancë tjetër, kur do të dëgjohen edhe konkluzionet e tyre përfundimtare.

PRETENCA

Duke lexuar konkluzionet përfundimtare, prokurorët e çështjes thanë se nga provat dhe faktet e mbledhura dhe të shqyrtuara edhe gjatë gjykimit, është e provuar se katër të pandehurit duhet të shpallen fajtorë për kallëzim të rremë. Sipas Prokurorisë, ata kanë “fabrikuar prova të rreme në dëm të shtetasit Agron Xhafaj dhe më pas i pandehuri Albert Veliu i ka deklaruar ato si të vërteta. Prokuroria e Tiranës thotë në konkluzione përfundimtare se ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka qenë nxitës dhe organizator në këtë ngjarje dhe e ka bërë këtë për të dëmtuar shtetasin Agron Xhafaj. Nga ana tjetër, gjatë gjithë leximit të pretencës nga dy prokurorët e dosjes, avokatët e të pandehurve, por edhe vetë Salianji, i ka shoqëruar me qeshje ironike. Ish-deputeti e konsideron procesin ndaj tij si politik dhe të montuar. I vetmi nga të pandehurit që ka pranuar akuzën është Fredi Alizoti. Ky i fundit, në dëshminë e tij, implikon edhe ishdeputetin, si personi që i kishte premtuar një shumë parash për të sjellë audion, ku pretendohet se dëgjohej vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, të fliste për një rast të trafikut të drogës.pjimage - 2019-12-10T125154.319

HETIMET

Hetimet për këtë çështje nisën pas publikimit të një audio-përgjimi nga Partia Demokratike, ku dëgjoheshin dy persona që bisedonin për trafikimin e një sasie lënde narkotike. Sipas PD-së, njëri prej këtyre personave ishte vëllai i ishministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, ndërsa tjetri Albert Veliu, i njohur me nofkën “Babalja”. Më vonë, në “skenë” doli edhe gazetari Jetmir Olldashi, si personi që kishte bërë përgjimin, me ndihmën e Veliut, i cili si motivacion kishte pasur hakmarrjen. E shoqëruar me shumë akuza dhe diskutime në opinionin publik, Agron Xhafaj u vetëdorëzua në drejtësinë italiane për të vuajtur dënimin e marrë disa vite më parë, ndërsa Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimet për audio-përgjimin dhe trafikim të lëndëve narkotike. Pas hetimeve, Krimet e Rënda dolën me një version zyrtar për ngjarjen, duke e konsideruar atë një stisje.

KERKESA E PROKURORISE

1. Albert Veliu, 3 vite e 6 muaj burg për “Kallëzim të rremë” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”
2. Fredi Alizoti, 3 vite burg për “Kallëzim të rremë”
3. Jetmir Olldashi, 1 vit burg për “Kallëzim të rremë”, konvertim me punë sociale
4. Ervin Salianji, 1 vit e 6 muaj burg për “Kallëzim të rremë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura