“Babait nuk ia hapa telefonin për dy muaj, kur e takova …”- Spikerja që doli me gjoksin jashtë rrëfen momentin kur familja zbuloi të vërtetën: Kalova në minidepresion

Mar 16, 2020 | 10:47
SHPËRNDAJE

Enki Bracaj njihet si spikerja që doli në ekran me gjoksin jashtë. Por duket se kjo gjë nuk paska qenë aspak e lehtë për të.

Ajo pranoi se fillimisht e ka pasur kompleks të dalë në ekran pa reçipeta dhe se në puntatën e parë ka qenë tapë.

“Kur bëra punatatën e parë isha tapë fare, gjithë kohës bënim prova për spikerim por kurrë me xhaketë sepse e kisha shumë kompleks. Kam kërkuar që ta fshinin sepse isha shumë e skuqur. Nuk është e thjeshtë me këtë mentalitet shqiptar. Kam dashur ta lë menjëherë punën dhe kalova një minidepresion të vogël nga reagimet e njerëzve,”– tha Enki e ftuar në emisionin “ThumbOn” në RTV Ora.

Gazetarja më pas rrëfeu sesi reaguan prindërit e saj kur morën vesh lajmin. Jo tregoi se prindërit e saj janë të divorcuar dhe se nuk ia hapi telefonin babait për dy muaj.

“Problemin më shumë e kam pasur me babin, se mamit deri diku ia kisha shpjeguar pak, sigurisht jo ashtu siç ishte se nuk do më kishte lënë, do më fuste një të rrahur të mirë. Kam qenë vetëm 21 vjeç. Nuk kam qenë e vogël. Nuk e kam thënë kurrë.

Prindërit e mi janë të divorcuar. Babai im jeton në Skrapar. Problemin  kisha vetëm tek ai. Dy muaj nuk ia hapa telefonin, nuk guxoja. Më thoshte Enki, mund ta hapësh, Enki hap telefonin, minimumi të flasim. Unë fare, pas 2 muajsh kam shkuar në Skrapar. Ai më tha thjesht unë e di se çfarë Enki kam rritur, ata dinë më vërtet se çfarë Enki kanë rritur,”– u shpreh Enki.

Ndërsa zbuloi se çfarë i tha i dashuri i saj në atë kohë: “Kam qenë e lidhur në atë kohë prej 4 vitesh. Ndejtëm edhe një dhe më pas u ndamë. Personi që kam pasur në krahë, bashkë me familjen e vet më kanë suportuar. Sepse njeriu të njeh kur ti nuk del në ekran. Disa dalin të kuruara në ekran, të bukura. Kjo normalisht ndikojnë tek disa kapacitet. Ne kemi qenë të zënë kur unë dola në ekran, ai nuk e dinte fare. Ne u pajtuam kur filluan të dilnin lajmet. Kush i dha llogari atij. Kur më pa tha po që dukesh e bukur.”

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura