Babai nuk pa gjë, e kuptoi në shtëpi/ Drejtori i spitalit tregon gjendjen e 5-vjeçarit që ra nga makina në ecje

Dec 27, 2019 | 13:36
SHPËRNDAJE

auto_auto_auto_peje-nje-i-vdekur-ne-aksident-trafiku

Nuk e ka kaluar rrezikun, por ndodhet në gjendje më të qetë shëndetësore i mituri i cili ra nga makina e të atit një ditë më parë dhe u gjet në rrugë në gjendje të rëndë.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës Ardian Dajti tha sot se gjendje e fëmijës 5 vjecar “eshte me e qete por vazhdon te jete ne reanimacion dhe ende nuk e ka kaluar rrezikshmerine. Mjekët po kujdesen per te por nuk ka nje perkeqesim te gjendjes se tij shendetesore. Duhet pritur serish per te patur nje pergjigje mbi gjendjen shendetesore ne ditet ne vazhdim”, tha ai.

Babai i fëmijës, Hilmi Kurtaj, teksa po udhëtonte me mjetin e tij nuk e ka vënë re që fëmija ka rënë nga makina. Ka qenë një makinë tjetër që e ka parë rastësisht në rrugë fëmijën e mitur, të gjakosur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, duke e marrë menjëherë dhe duke e dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës. Mësohet se ai u ka thënë mjekëve dhe infermierëve se e ka gjetur rastësisht në tokë të miturin, të aksidentuar dhe e ka marrë duke e sjellë në spital për t’i dhënë ndihmën e parë. Fëmija menjëherë është vënë nën kujdesin e mjekëve duke u futur në sallën e operacionit, ndërsa raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Fillimisht spitali nuk e ka pasur idenë se cili është identiteti i fëmijës, duke qenë se nuk është sjellë nga të afërm apo prindërit, por nga një makinë e rastit. Sipas babait të fëmijës, i vogli ka hapur dritaren e pasme të makinës në të cilën ndodhej dhe ka rënë në rrugë duke u dëmtuar. Hilmi Kurtaj ka vijuar rrugën dhe nuk e ka vënë re aspak se fëmija ka rënë nga xhami i pasmë i mjetit që po drejtonte. Vetëm pasi ka shkuar në shtëpi, babai e ka kuptuar se fëmija i tij nuk ndodhej në makinë. Pas publikimit të këtij lajmi, babai ka shkuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke mësuar se fëmija i tij ndodhej aty në gjendje të rëndë shëndetësore. 50- vjeçari u ka treguar mjekëve dhe Policisë se nuk e kuptuar që fëmija 5-vjeçar ka dalë nga dritarja dhe ka rënë në mes të rrugës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura