Babai i vrau nënën, apeli drithërues i fëmijëve: Ishte bota për ne, na ndihmoni ta bëjmë krenare (Video)

Jun 15, 2018 | 9:33
SHPËRNDAJE

Apel qe te mbush ne lot ai i femijeve te Adriana Shahollit, e cila nderroi jete në moshën 40 vjecare, e vrare barbarisht nga bashkeshorti i saj, babai i gjashte femijeve, i cili ne sherr e siper i perplasi koken 6 here ne dysheme.

“Fundjava Ndryshe” ka qenë në shtëpinë e tyre në Durrës, pasi po mbledh donacione për ti ndihmuar, duke sjelle edhe rrefimin e vajzes se madhe dhe djalit.

“Gjithçka është krejt ndryshe nga më përpara. Mungon kreu i shtëpisë. Mungon mamaja jonë. Tani jam unë e vëllai që do mbajmë 4 më të vegjlit. Duam ndihmë t’ia dalim mbanë. Dua të ndjek rrugën e asaj, rrugën e mamit. Ajo ka vuajtur jashtë mase. Ajo na la, vdiq vetëm për ne. Ka qenë bota për ne. Edhe buken qe e hante na priste ne, nuk e hante pa ne. Ka qenë mbështetja jonë më e madhe. Më mungon jashtë mase, ishte motra ime, bota ime, atje hapesha per gjithcka, Kisha shume endrra, te punoja, te dilja jashte, te sillja te ardhura, por tani endrra ime me e madhe eshte qe motrat, vellai te ecim perpara, tja dalin mbane, per vete, gjithcka me duket e kote. Une vellai dhe mota e dyte jemi ne pune, tani detyrohemi akoma me shume te mbajme kater femije,duhet te kem me shume force tani qe jam kreu i shtepise bashke me vellane, duam ndihme, sa te rregullohemi, se pastaj, do jemi te forte, do punojme”- tregon vajza e madhe e shtepise.

Djali i shtepise ka nje apel: “Une punoja, babai ishte pijanec, nuk bente asge, bertiste, motrave, mamase, nuk merrte mundimin për të bërë as gjënë më të vogël. Punonte nëna dhe ne…Na ndihmoni për të ndërtuar shtëpinë, si e shikoni eshte ne gjendje te mjerueshme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura