Babai i vogëlushit të sëmurë kërkon ndihmën e shqiptarëve, apeli i tij prekës: Kishte kriza që kur lindi, nuk ndjek me sy (foto)

Oct 29, 2019 | 12:43
SHPËRNDAJE

vogelushi

Babai i një djali 2 vjeç i cili është diagnostikuar me sëmundjen e quajtur encefalopati epileptogjene, Sindrom West, bën thirrjen prekëse për shqiptarët që ta ndihmojnë me të ardhura pasi ndodhet në kushte ekstreme varfërie dhe është i papunë, ndërkohë që vogëlushi, nuk ka ekuilibër dhe nuk ndjek me sy, ka kriza konvulsive dhe krize “tremje”, sipas përshkrimit në fletën e kempit që ka marrë.

I riu ka shkruar në adresë të Panorama dhe kërkon ndihmë, ku vë në dispozicion numrin e telefonit dhe thotë se nuk ka llogari bankare.

“Ju lutem me dorë ne zemer dhe me shpirt se kam djalin e semur. Kam nevoj per ndihmen e shqiptareve. Nuk kam llogari bankare Po Kush ka mundesi te me kontaktoje te ky nr ne whatsapp +355677160454 ose ne mesenxher. Nuk e nxjerr djalin kurr per mashtrim apo perfitime ne per faqe Online por halli me ka bere. Jetoj ne Durres dhe jam dhe me qera. Djali im as nuk flet as nuk qendron ne kembe as koken e tij nuk mban”, shkruan ai.

Babai i vogëlushit shprehet se do ta dërgojë drejt Francës për trejtim mjekësor të birin, për shkak se në spitalet në vend nuk ka pasur asnjë përmirësim.

Por, probkemi për këtë familje është se në kushtet e mungesës së të ardhurave, nuk ka të paguajë një shumë të madhe parash që i nevojiten për këtë rast. Ai thotë se vetëm për shtrim në spital, i duhen 10 mijë euro.

semundje1semundje2 74496494_359149144845350_7985977016685953024_ndjali vogel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura