Babai i shqiptarit që i prenë kokën: Do marr hak, do t’i vras autorët

May 24, 2016 | 8:48
SHPËRNDAJE

“Nëse do mësoj se kush ishin personat që më masakruan Bledin, do marr hak, do i vras me duart e mia”. Kështu deklaron Kujtim Terpollari, babai i shqiptarit të vrarë barbarisht në Igumenicë të Greqisë, e varrusur në fshatin e lindjes pa kokë.

Prindërit e 26-vjeçarit, që u gjet me kokë të prerë në Greqi
Prindërit e 26-vjeçarit, që u gjet me kokë të prerë në Greqi

Në një intervistë dhënë dje për “Gazeta Shqiptare”, babai tregon mes lotësh se është i tronditur nga vrasja makabre e të birit.

Kujtim Terpollari u shpreh se e ka varrosur të birin pa kokë dhe se kjo është e tmerrshme e nuk gjen dot qetësi. “I lutem shtetit të gjejë e të më kthejë kokën e djalit, pastaj le të vdes. Nëse do mësoj se kush ishin personat që më masakruan Bledin, do marr hak, do i vras me duart e mia”, ka thënë ai.

“Djali im nuk u vra, por u copëtua barbarisht dhe në mënyrë të pamëshirshme sikur të ishte një kriminel. Por edhe një kriminel nuk e meriton një vdekje të tillë”- shton babai.

Ai tregon se nuk kanë kaluar shumë kohë që trupit të Bledit i është bërë ceremonia mortore. “Kam marrë ku të mundem lekë borxh për t’i bërë nderimin e fundit djalit. Jam zhytur në borxhe, 2000 euro, sepse askush nuk më ndihmoi për të sjellë trupin e tij në vendlindje. Gjithçka e kam paguar vetë. Shpirti im nuk gjen qetësi dhe shpirti i Bledit nuk gjen paqe derisa koka t’i bashkohet trupit”- thote ai.

Dje policia greke arrestoi një 28- vjeçar shqiptar, i cili konsiderohet personi kyç për zbardhjen e vrasjes makabre të 27-vjeçarit Bledar Terpollari. Mësohet se 28-vjeçari (u shoqërua para pak ditësh si dëshmitar në ekzekutimin e Terpollarit), i cili punon si bari në fshatrat kufitare të Janinës, ditën e djeshme ka dhënë një tjetër dëshmi për hetuesit e çështjes. Sipas tij, tre shqiptarë, nën kërcënimin e armëve e kanë detyruar atë t’u tregojë se ku ndodhej stani në të cilin rrinte bashkatdhetari i tij nga fshati Backë i Skraparit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura