Babai i Haradinajt në spital, mesazhi i kryeministrit: Jeta jote ishte luftë, tani…

Jun 15, 2018 | 11:54
SHPËRNDAJE

Babai i kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmiu, është duke u trajtuar në spital për shkak të një problemi shëndetësor. Sot, Haradinaj në festën e Fitër Bajramit ka vizituar babain e tij dhe ka publikuar një fotografi prekëse me të.

“Jeta jote luftë ishte. Tani po e lufton sëmundjen. Me ty plak, gjithnjë”, ka shkruar kryeministri, transmeton Gazeta Express.

Ditë më parë Express ka raportuar se Hilmi Haradinaj fillimisht është pranuar ne QKUK, pastaj ka kaluar në një spital privat. Mësohet se prindi i kryeministrit ka probleme me zemër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura