Babai i Blerim Destanit nis 3 kamionë 12 tonësh me ndihma drejt Shqipërisë

Nov 28, 2019 | 13:32
SHPËRNDAJE

Tërmeti i fuqishëm që preku Shqipërisë, ka mobilizuar të njohur e të panjohur të cilët kanë dhënë ndihmën e tyre për të prekurit nga tërmeti.

Së fundmi ka qenë babai i aktorit të njohur Blerim Destani, filantropi Lazim Destani i cili ka nisur 3 kamionë 12 tonës me ndihma drejt vendit tonë.

“Të dashur vëllezër dhe motra shqiptare. Me dhembje të thellë po e përcjell situatën e rëndë pas tërmetit që goditi sot Shqipërinë. Në këto momente të vështira, me mendje e zemër jam me ju e pranë jush.

Ju shpreh ngushllime të sinqerta për humbjen e më të dashurve tuaj duke u lutur që numri i viktimave dhe dëmeve që kjo fatkeqësi natyrore la prapa të jetë sa më i ulët. Në këto ditë të vështira për të gjithë ne, duhet të jemi bashkë dhe lutem që këtë dhembje ta kalojmë sa më lehtë.

Zoti u faltë parajsën viktimave, e u dhashtë forcë e durim familjeve që humbën më të dashurit e tyre”, shkruan ai në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura