Babai e rreh dhe kërcënon me thikë, djali hidhet nga ballkoni

Jul 28, 2016 | 14:29
SHPËRNDAJE

Pamje të frikshme ato të një ngjarjeje në Ankara, kur një i ri për ti shpëtuar dhunës së të atit hidhet nga ballkoni.

ballkoni

Mediat turke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Ankara në prani të shumë dëshmitarëve, ndërkohë që pamjet edhe janë filmuar.

Në video duket babai që rreh djalin në ballkon dhe në dorë mban një thikë, madje nuk shqetësohet fare se po vëzhgohet nga shumë njerëz.

Në një moment djali hidhet nga ballkoni dhe përfundon përtokë. Më pas transportohet me barrele drejt spitalit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura