Babai 10 ditë i zhdukur, i biri kërkon ndihmë: Dy herë e hapi telefonin, por…

Nov 28, 2017 | 11:52
SHPËRNDAJE

Prej 10 ditesh nje 53-vjeçar nga Fushë-Arrëzi rezulton i zhdukur dhe familjaret nuk kane me asnje informacion per te.

Idrizi

“BalkanWeb” shkruan se Idriz Ahmeti, punonjës i mirëmbajtjes së rrugëve është denoncuar nga familjarët si i humbur. Ditën e fundit që familja ka komunikuar me të, Ahmeti iu kishte thënë se ishte nisur drejt banesës në fshatin Lajthizë, por nuk kishte mbërritur kurrë.

 

 

Banorët kanë kërkuar gjithë malet e zonës, nuk e kanë gjetur. I biri, Erjon Ahmeti tregon edhe telefonatat e fundit me të atin.

“Babai më hapi dy herë telefonin por nuk foli. Telefoni tani është i fikur, kërkojmë angazhimin e Policisë. Ju lutem të na ndihmoni”, thotë i biri i 53-vjeçarit.

BW http://www.balkanweb.com/site/zhduket-prej-10-ditesh-53-vjecari-ne-fushe-arrez-i-biri-telefonatat-e-fundit-me-babain/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura