Babagjyshi i Vitit të Ri transferohet në Kinë, shqiptarët 3.6 mln euro lodra në 2016

Dec 12, 2017 | 10:20
SHPËRNDAJE

Tashmë Babagjyshi i Vitit të ri nuk ndodhet më në Polin e Veriut, por ka lëvizur në Kinë. Ose të paktën aty ndodhen pjesa më e madhe e “elfëve” që e ndihmojnë atë të paketojë dhuratat që do të dorëzohen në natën e 25 dhjetorit. Shifrat, të mbledhura dhe të shpërndara nga Eurostat, i referohen importeve të lodrave të regjistruara në vitin 2016.

harta-lodrat

Një treg prej mbi 15 miliard euro, 6 prej të cilave i referohen produkteve të prodhuara në një fabrikë kineze.
Në një hartë të përpiluar ngaInfodatae IlSole 24 Ore, përfshinte gjithashtu importet nga një vend evropian në tjetrin. Qëllimi ishte të krijohej një hartë që do t’i përgjigjej kësaj pyetjeje: nga ku vijnë lodrat që shiten në dyqane?

Harta tregon, sipas parazgjedhjes, të dhënat e përgjithshme mbi vlerën e importet të lodrave nga Kina. Sa më shumë lëviz toni i një vendi drejt ngjyrave të ngrohta, si e kuqe që ngjyros Kinën, aq më e madhe është vlera në euro e importuar nga anëtarët e Bashkimit. Sa më shumë që ktheheni drejt toneve të ftohta, aq më e ulët është kjo vlerë. Po të shohim vendin tonë, Shqipëria ka importuar plot 3’653’464 euro vlerë lodra në vitin 2016. E ngjyrosur me ngjyrë të portokallinjtë, gjendet në mesin e shteteve me importet më të larta të lodrave për vitin e kaluar. Sa i përket rajonit, vetëm Bosnja dhe Hercegovina ka importuar më shumë se sa ne, në vlerën përkatësisht 8mln euro. Shtete të tjera si Maqedonia, kanë importuar më pak nga Kina e largët, përkatësisht 2.9 mln euro, Serbia rreth 520 mijë euro dhe çudit Mali i Zi, me vetëm 63 euro.

 Nga vijnë lodrat?

Lodrat kineze zinin një peshë prej 85 për qind në totalin e lodrave të importuar në Bashkimin Europian. Bashkimi Europian është një importues i lodrave nga pjesa tjetër e botës. BE eksporton në vendet jo anëtare të Bashkimit Europian janë pesë herë më të ulëta. Në 2016-n, Bashkimi Europian importoi lodra me vlerë rreth 7.2 miliardë euro dhe eksportoi vetëm 1.5 miliardë euro në vendet jo anëtare të BE-së. Vlera e lodrave të importuara nga BE-ja është rritur me 70 për qind.

BE-ja importon kryesisht nga Kina

Kina është furnizuesi i parë me lodra në Bashkimin Europian dhe përgjigjet për rreth 85 për qind të lodrave në 2016, dhe është ndjekur nga Hong Kongu me 4 për qind dhe Vietnami 2 për qind. Më shumë se gjysma e importeve e BE-së janë dërguar në Mbretërinë e Bashkuar 27 për qind, Gjermania 16 për qind dhe Holanda 10 për qind.

BE-ja kryesisht eksporton në Zvicër, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar

Destinacionet kryesore jo anëtare të BE-së janë Zvicra, Rusia (të dyja përbëjnë 15% të eksportit të lodrave) dhe Shtetet e Bashkuara (13%). Së bashku këto vende përbëjnë pothuajse gjysmën e vlerës0020së eksporteve,  Republika Çeke (32%) dhe Gjermania (20%).

Dogana: 55 % e importeve të lodrave në Shqipëri nga Kina

Pjesa më e madhe e lodrave që vijnë në Shqipëria kanë origjinën nga Kina. Në fakt tregu botëror i lodrave po pushtohet nga lodrat kineze. Për 2016- sipas të dhënave nga dogana, zëri i lodrave përllogaritej në total 25 milionë dollarë, prej të cilave 55 për qind apo 13 milionë dollarë vinin nga Kina. Pjesa tjetër vinte nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia, përkatësisht 15 dhe 23 për qind e totalit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura