Baba Taku hutohet nga Majlinda (FOTO)

May 17, 2015 | 13:57
SHPËRNDAJE


Kanë llogore të ndryshme në Parlament, por në fund të fundit edhe politikanët njerëz janë! Kjo foto që shihni, është marrë këtë të enjtë në oborrin e Parlamentit. Teksa brenda asaj salle ish-kryeministri Sali Berisha denonconte gabimet e kësaj qeverie, në oborr kishte një realitet shumë më të paqtë. Ka mjaftuar dalja e Majlinda Bregut nga salla, me një veshje shumë elegante, që të marrë gjithë vëmendjen e Baba Takut, i cili është deputet i LSI. Baba Taku e ka parë Majlindën me vëmendje nga koka te këmbët dhe me siguri nuk ia ka kursyer komplimentet, ndërkohë që janë ndaluar për disa minuta për të folur me njëri-tjetrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura