Azilkërkuesit shqiptarë, raporti: 236% më shumë se viti i kaluar. 1.847 kërkesa në muajin e parë të vitit

Apr 28, 2015 | 16:30
SHPËRNDAJE

FRONTEX ka publikuar sot raportin e parë për vitin 2015, ku shifrat flasin se se 1.847 shqiptarë kërkuan azil në vetëm 5 javët e para të këtij viti, shifër kjo, e cila e çon nivelin në 236% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Faqja zyrtare e FRONTEX

 

Në raportin e publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, thuhet se nga këta persona, 1.668 prej tyre aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani, 106 aplikuan në Suedi, 52 aplikuan në Belgjikë, 15 në Zvicër dhe vetëm 2 persona aplikuan në Luksemburg.

FRONTEX kur flet për kthimin e ritmit të rritjes së azilkërkuesve nga 5 vendet e rajonit përfituese të regjimit pa viza në zonën “Schengen”, vlerëson se Serbia vijon të kryesojë aplikimet nga 5 vendet përfituese të Ballkanit me 42% (2334 kërkesa), e ndjekur nga Shqipëria 33%, Maqedonia 12%, Bosnia 11% dhe Mali i Zi me 2%.

Gjithsej, raportohet për 5539 aplikime gjatë 5 javëve të para të vitit, çfarë shënon një rritje prej 39%, krahasuar me Dhjetorin e 2014-s.

“Gjatë kësaj periudhe të raportuar, shqiptarët janë kombësia me rritjen më të lartë, prej 93% krahasuar me Dhjetorin e 2014-s. Kjo ishte periudha e dytë radhazi e raportuar për normën më të lartë të rritjes së regjistruar nga shtetasit shqiptarë. Duhet përmendur se malazezët regjistruan një përqindje më të lartë të rritjes, megjithatë shifrat e tyre mbeten 15 herë më të ulëta, krahasuar me shqiptarët. Pavarësisht rritjes relativisht modeste, prej 18% të numrit të aplikimeve, shtetasit serbë vazhdojnë të renditen të parët për kërkesat e azilit në Janar të 2015-s. Gjermania konsolidoi pozicionin e saj si destinacioni numër një për shtetasit serbë, me 93% të aplikimeve në tërësi. Në të kundërt, numri i kërkesave të bëra në Suedi nga serbët ra me 53%, pas një periudhe kërkesash të larta. Me 659 aplikime në Janar të 2015-s, shtetasit e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë zëvendësojnë ata të Bosnje-Hercegovinës, duke u renditur vendi i tretë pas Serbisë dhe Shqipërisë”,- thuhet në raport.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura