Azilkërkuesit, në Gjermani premtohen 600 euro për ata që kthehen me dëshirë në atdhe

Aug 1, 2015 | 18:31
SHPËRNDAJE

Disa njësi shtetërore në Gjermani, “lender”, duket se kanë gjetur një mënyrë tjetër për të trajtuar numrin e lartë të azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën.

Azilante ne Gjermani
Azilante ne Gjermani

Mediat gjermane shkruajnë se refugjatët që ka hequr dorë me kërkesën e tyre për azil në qarkun e Lorrach-ut (landi jugor Baden Ëürttemberg), do të marrin ndihmë për kthimin dhe një shumë prej 600 eurosh.

Sipas medias gjermane “24.de”, programi ka për qëllim uljen e kostove për trajtimin e azilantëve.

Mediat shkruajnë se nga programi i kthimit në këtë zonë janë harxhuar rreth 65.000 euro dhe rreth 107 persona kanë pranuar ofertën për t’u kthyer në javën e ardhshme me autobusë në atdheun e tyre. “Në ofertat e mëparshme në nëntor dhe shkurt 141 njerëz kanë përdorur ndihmën e kthimit”,-shkruan “24.de”.

Sipas mediave gjermane, në gjysmën e parë të 2015, rreth 179.000 persona kanë aplikuar për azil në Gjermani – dy herë më shumë si një vit më parë. Aplikacionet e mëvonshme mund të bëhet pas një refuzimi fillestar, kur atëherë situata ka ndryshuar në favor të aplikantit.

Edhe pse ende ka debate te hapura në Gjermani për mënyrën e trajtimit të azilantëve, autoritetet po diskutojnë edhe ngritjen e qendrave të pritjes për vendosjen e personave që vijnë nga vende të ashtuquajturat vende të sigurta të origjinës, si Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.

"24.de"
“24.de”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura