Azili, Gjermania: Shqipëria dhe Kosova të shpallen vende të sigurta. Rikthim vizash për Ballkanin

Jul 29, 2015 | 22:15
SHPËRNDAJE

Zyrtarët gjermanë po kërkojnë për të gjetur mënyra që të ulin numrin e azilkërkuesve nga Ballkani. Madje si nje menyre po konsiderohet edhe rivendosja e vizave dhe shpallja e më shume vendeve nga vijne emigrantë si vende “te sigurta origjine”.

asylpegidanewafp
Presioni është rritur në ditët e fundit, pas një rritje të madhe në kërkesat për azil të këtij viti. Në një periferi të Dresdenit, makina e Michael Richter, një këshilltar i cili kishte qenë duke ndihmuar refugjatët, u hodh në erë.

Siç raporton BBC-ja, ka apel për Shqipërine, Kosovën dhe Malin e Zi që të shpallen vende “te sigurt”. Që kur Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia u shpallën “te sigurt” në dhjetor, rritja e azil-kërkuesve nga këto vende ishte vetëm rreth 12%, ka thënëZyra Federale e Gjermanisë për Migracion dhe Refugjatë (BAMF).

Megjithatë, numrat nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi kishin rritje me më shumë se 500%, tha BAMF.
Një klasifikim i vendeve si te “sigurt” e bën më të lehtë për autoritetet gjermane për t’i dërguar përsëri azilkërkuesit ne vendet e tyre, për shkak se keshtu është më e vështirë që aplikantët të provohen se ata janë viktima të persekutimit mbi baza politike, fetare ose etnike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura