Axhenda zyrtare, ja 24 orët e Vuçiç në Tiranë

May 26, 2015 | 14:12
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të ulet nesër në Rinas në orën 11:00, në vizitën e parë që bën një kryeministër nga Beogradi në vendin tonë.

Kryeministri Rama dhe kryeministri serb Vucic

Rreth 30 minuta më vonë është parashikuar pritja zyrtare në Pallatin e Brigadave nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Kjo ceremoni pritet të zgjasë për rreth 10 minuta, ku do të ekzekutohen himnet e dy vendeve dhe do të prezantohen dy delegacionet.

Në orën 11.50 deri në 12.45, për gati 55 minuta do të zhvillohet edhe takimi mes dy delegacioneve, takim i cili do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, Rama e Vuçiç.

Kreu i qeverisë serbe do të vijojë pas drekës takimet me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, kreun e shtetit Bujar Nishani dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëherësh lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Dita e dytë e Vuçic në Tiranë do të jetë të enjten në forumin Vienna Economic Forum.

AXHENDA

Ora 11.30

Mbërritja e delegacionit në Pallatin e Brigadave

Ora 11.35 – 11.45

Ceremonia e mirëseardhjes (Përpara Pallatit të Brigadave

Ora 11.50- 12.45

Takim dypalëshi delegacioneve kryesuar nga dy Kryeministrat

Vendi: Biblioteka – Pallati i Brigadave

Ora 12.50-13.20

Konferencë e përbashkët për shtyp

Ora 15.00 – 15.40

Takim me Kryetarin e Parlamentit, Sh.T.Z. Ilir Meta

Ora 15.50 -16.30

Takim me Presidentin e Republikës, Sh.T.Z.Bujar Nishani

Ora 16.40-17.15

Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Z. Lulzim Basha

E ENJTE

Pjesëmarrja në Vienna Economic Forum

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura